TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2023, 19:26

Rama fiton zemrat e serbëve, bëhet lajm kryesor në mediat e Beogradit pas sulmeve ndaj Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Rama fiton zemrat e serbëve, bëhet lajm kryesor në mediat e

Rama është munduar të tregohet sikur mban krahun e SHBA dhe përgjegjësinë e hedh te kryeministri i Kosovës, duke mos lëshuar asnjë lloj kritike ndaj Aleksandër Vuçiç...

Kryeministri Edi Rama ja ka dalë që ta duan më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Që prej një jave, veriu i Kosovës është ndezur flakë për shkak të protestave të dhunshme kundër kryetarëve të rinj në komuna.

Por ajo që ra në sy është se kryeministri i vendit tonë nuk tha asnjë fjalë të mirë për Albin Kurtin, por vetëm e ka sulmuar. Rama është munduar të tregohet sikur mban krahun e SHBA dhe përgjegjësinë e hedh te kryeministri i Kosovës, duke mos lëshuar asnjë lloj kritike ndaj Aleksandër Vuçiç. Por kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe, të cilat jo vetëm që i kanë dhënë zë Ramës, por e kanë bërë dhe lajm kryesor. “Tanjug”, e njohur si një media proqeveritare, sot i ka dhënë zë fjalës së Ramës, i cili goditi Kurtin pas ultimatumit që dha BE.

Rama fiton zemrat e serbëve, bëhet lajm kryesor në mediat e
Shkrimi i "Tanjug"

BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”, shkruan Rama. Për disa orë, kjo deklaratë e tij ka qenë kryeartikull te “Tanjug”.

Rama fiton zemrat e serbëve, bëhet lajm kryesor në mediat e
Shkrimi i “Serbia Danas”

Më i ashpër ka qenë portali “Serbia Danas”, i cili mban titullin: "KURTI KA GABUAR!" Edi Rama goditi kryeministrin e një vendi fals, edhe Shqipëria i ktheu shpinën!

Po ashtu jehonë deklarata e tij ka bërë dhe në mediat ruse. “Sputik” në gjuhën serbe i ka bërë jehonë qëndrimit që mbajti sot Rama sa i takon tensioneve. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe shumë portale të tjera.

Rama fiton zemrat e serbëve, bëhet lajm kryesor në mediat e
Shkrimi i "Sputnik"

Vetë Rama të enjten e pranoi se gjatë gjithë kësaj situate nuk ka pasur asnjë bisedë e telefonatë me Kurtin, ndërkohë që për serbët ai po i kthen shpinën Kosovës. Pra duket qartë tashmë se më shumë e duan Ramën në Beograd sesa në Prishtinë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje