
Anëtarët e “Foltores” kanë kërkuar që të rrëzohet me forcë qeveria. Berisha pak ditë më parë paralajmëroi se do të dalin në protesta, por Edi Paloka ka shkuar një hap ma larg, duke paralajmëruar trazira.
Në një emision ai tha se prej 10 vitesh deklaron se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe se vendi ndodhet nën diktaturën e tij. Sipas Palokës, diktatura rrëzohet duke iu përgjigjur “siç i është përgjigjur bota”. Sipas tij në histori është dëshmuar se për të rrëzuar Hitlerin, është dashur t’i bëjnë atentat.
Ndërkohë tha se vende të tjera i janë përgjigjur me revolucion.
“Kam të paktën 10 vjet që nga Lul Basha e më tej kam thënë se më këtë nuk ka zgjedhje. Me këtë nuk ndryshojmë gjërat duke hyr në zgjedhje sikur nuk ndodh asgjë. Kjo është vërtetuar nga viti në vit. Nëse vazhdojmë me të njëjtat mënyra, duke e ditur që ai do manipulojë nuk kemi bërë gjë. Anjshtajni ka thënë që nëse ti pret që me të njëjtin eksperiment pret të marrësh rezultate të ndryshme i bie që je idiot. Detyra jonë? Jemi në diktaturë dhe duhet t’i përgjigjesh diktaturës, siç i është përgjigjur bota. E thashë dhe atë ditë që isha pak më i acaruar. Hitlerit i bënë atentate, i bënë oficerët e vet sepse nuk kishin çfarë i bënin. Ashtu luftohej diktatura se nuk të linte Hitleri të votohej. Janë detyruar ti bëjnë atentat dhe nuk e përmbysën. Në vendet e tjera kanë bërë revolucione. Këtu kemi diktaturën më të egër dhe më të shpifur se ajo e Enverit. Diktaturat nuk ikin me votë të lirë, te gjitha rrugët e tjera janë rruga për ta përmbysur, ka histori bota. Si mund të ndryshojë me votë kur nuk të le njeri?!”, tha ai.
Pas zgjedhjeve situatë në PD është rënduar akoma dhe më tej. Grupi i Berishë nuk pranon humbjen, ndërkohë kritikët e drejtojnë gishtin te ish-kryeministri. Në skenë ka dalë dhe Lulzim Basha. Javën e ardhshme pritet të mblidhen strukturat e PD dhe do të vendoset se si do të ecet.
Lini një Përgjigje