TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2023, 11:22

Rama “frymëzohet” pas takimit me Kurtin në Vlorë, i bën dedikim Adem Jasharit për 111-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Pamfleti
Rama “frymëzohet” pas takimit me Kurtin në Vlorë, i
Rama dhe Kurti

Kryeministri Rama i ka dedikuar një postim Adem Jasharit pas shtëngimit të duarve me Albin Kurtin në Vlorë.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Rama “frymëzohet” pas takimit me Kurtin në Vlorë, i

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

Dy Kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar. Kjo u duk edhe në deklaratën e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë pranuar propozimin për asociacionin.

 

rama kurti azem jashari

Lini një Përgjigje