Politike27 Nëntor 2023, 21:39

Federata e opozitës, Duka thirrje Berishës dhe Bashës: Lërini interesat personale, bashkimi rruga e vetme drejt fitores

Shkruar nga Pamfleti

Federata e opozitës, Duka thirrje Berishës dhe Bashës:

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke komentuar idenë e konfederatës së opozitës të propozuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se qëllimi i kësaj federate është shumë i mirë, pasi është e vetmja mënyrë për të arritur një fitore.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai deklaroi se ata që kanë qenë lider të Partisë Demokratike nuk e duan këtë bashkim, le të rrinë vetëm. Kështu gjykon Duka, ndërsa thotë se kjo është forma se si e ka perceptuar ai një federatë të opozitës.

Unë kam shkuar me këtë mendim, që ta pjekim si ide dhe ta çojmë më tej. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Në gjendjen që jemi unë nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër. Edhe fakti që mediat dhe aktorët kryesore politikë shqiptar po merren me këtë do të thotë që ja ka vlejtur ky lloj propozimi”, u shpreh Duka.

duka opozita