Politike27 Nëntor 2023, 22:34

Federata e opozitës, Duka përplaset me Kullurin: Sa të jem unë gjallë, ti dhe Basha s’vini në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Federata e opozitës, Duka përplaset me Kullurin: Sa të jem

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri debatoi me kreun e PAA, Agron Duka lidhur me propozimin e federatës së opozitës.

Në përgjigje të skepticizmit të Kullurit për pjesëmarrjen në këtë konfederatë të partive të majta, siç është partia e Ilir Metës, Duka u shpreh se Lulzim Basha i vetëm me 6-7 deputetë që ka në grup nuk vjen dot kurrë në pushtet.

“Ne themi të jetë një bashkim edhe me parti jashtëparlamentare, madje që mund të jenë edhe të majta që janë kundër kësaj qeverie”, tha Duka.

Ndërkohë, Kulluri tha se: “Nuk mund të jetë një bashkim me forca të majta”.

Duka ka replikuar më tej duke thënë se "sa të jem unë gjallë nuk ka asnjë mundësi që ju të vini në pushtet". Ai tha gjithashtu se po u bëmë bashkë me Lul Bashën dhe 6-7 kokrra që janë atje mund të vijmë në pushtet.

“Ti mund të mos jesh dakord, por nuk keni asnjë mundësi absolutisht të vini në pushtet, po te jem gjallë unë. Duhet të heqim dorë nga interesi personal dhe shohim interesin e përgjithshëm se kjo opozitë po lëngon dhe të bashkohemi të gjithë rreth 1 ideje. Ne të dy me gjithë Lul Bashën dhe 6-7 kokrra që janë atje nuk shoh asnjë shans të vijmë në pushtet, po të bashkohemi po”, tha Duka.

duka kulluri basha pushtet