TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 11:27

"Rama ik"/ Kryeministrit i ndërpresin fjalën gjatë takimit në Fushë-Krujë: Po të prisja, vdeksha unë për ty

Shkruar nga Pamfleti

"Rama ik"/ Kryeministrit i ndërpresin fjalën gjatë

Kryesocialisti Edi Rama teksa ndodhet në Fushë-Krujë pati edhe një episod me batuta, që kanë qenë të zakonshme gjatë kësaj fushate.

Ai u ndërpre nga një qytetar që kaloi përtej sheshit dhe hodhi thirrjen “Rama ik!”. Rama iu kthye qytetarit me batuta dhe ironi teksa i tha "vdeksha unë për ty".

“Amon , a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të flasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty”, tha Rama

Lini një Përgjigje