
Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se përdor kriminelët për të vjedhur dhe për të nënshtruar popullin shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se aktualisht kreu i qeverisë ka më shumë pushtet sesa vetë Ramiz Alia në vitin 91’.
Ai gjithashtu citoi dhe raportin e nxjerrë dje nga DASH, ku theksohej vjedhja e qindra milionë eurove me inceneratorët.
“Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 91’. Gratë dhe burrat që njohën diktaturën komuniste, formën më të egër, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. Monizmi prodhon dhunim, shtypje, varfëri, prodhon tjetërsim. Ky është monizmi i ri që përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leniniste për t’u internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe vjedhjen.
Çfarë ju duhet krimi këtyre? Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Sot, bandat, banditët dhe vrasësit janë njerëzit më të preferuar të ministrave dhe Edi Ramës. Përmes tyre përfitojnë fitimet që nuk nxjerrin dot me ligjet. Ndaj është dhe lidhja e tyre me krimin dhe drogën. Monizmin e tij, Rama e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur për vjedhjet e qindra milionë eurove të djegësave, në Portin e Durrësit, tenderat sekrete. Dje DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur. Janë zhdukur në xhepat e Ramës, Veliajt dhe Engjëll Agaçit. Vjedhjet më të mëdha, këta i bëjnë me punët publike”, tha Berisha, teksa prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e14 majit, në Selenicë, Leonard Rakipaj.
Lini një Përgjigje