TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 14:51

Rama mori në mbrojtje Agaçin, Meta: Harroi Olsin, nuk foli asnjë sekondë për vëllanë

Shkruar nga Pamfleti

Rama mori në mbrojtje Agaçin, Meta: Harroi Olsin, nuk foli

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar emisionin investigativ të RAI 3, me fokus marrëveshjen e emigrantëve. Sipas emisionit, njeriu kyç i paktit me italinë është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, duke e quajtur edhe një ish-avokat të trafikantëve të drogës.

Meta shprehet se Rai tregoi dominimin e marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar dhe shfrytëzimin e zyrtarëve të lartë nga kriminaliteti.

Ai tha gjithashtu se Agaçi është edhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, PPP dhe aktet korruptive.

Meta thekson se Rama nuk mbrojti asnjë sekondë vëllanë e tij, Olsin por si asnjëherë tjetër mbrojti shefin e tij, duke e cilësuar si Don Agaçi.

“Jemi këtu në vendin ku fikeshin radarët për të kaluar hambarët me drogë. Ajo që Rai ka treguar është një episod i vogël i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar dhe kriminaliteti i cili për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, i cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive, Rama nuk harxhoi asnjë sekondë të mbronte vëllain e tij të akuzuar, por mbrojti si asnjëherë tjetër dhe askënd në botë shefin e tij Don Agaçin, siç i thotë doktori jonë i madh”, tha Meta nga Vlora.

Lini një Përgjigje