Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në një aktivitet të titulluar “Me fermerët në Shqipërinë 2030” foli për sfidat e sektorit bujqësor të Shqipërisë drejt BE-së.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe fermerëve për përballimin e sfidave të tregut europian.
"Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit, nuk janë fjalë dhe as procese thjeshtë të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontrata shtetërore shumë komplekse, ku çdo faktor duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar dhe eksperienca e vendeve të tjera.", tha Rama.
Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij në takim me fermerët, Rama theksoi se tashmë produktet shqiptare eksportohen në 80 vende të botës.
"Eksportet ishin thjesht dhe vetë aktivitet i një grushti njerëzish fermerësh, që ia kishin dalë deri aty dhe deficit tregtare ishte katastrofë unikale në rajon se në euros nuk po hymë fare të bëjmë krahasime, Për çdo euro të eksportuar, ne importonim 9 euro në ushqim, ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe ekspertët kanë kaluar gjysmë miliardë euro dhe ndërkohë deficit nga 1 ME 9 është ulur në 1 me 3, dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2”, tha Rama.
Lini një Përgjigje