TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2023, 15:51

Nis përplasja e madhe në PS; Edi Rama pret 'kokën' e Financave

Shkruar nga Pamfleti

Nis përplasja e madhe në PS; Edi Rama pret

Shpërthen "lufta" brenda kampit socialist. Fitili ishte ndezur dhe ishte punë ditësh derisa të ndodhte përplasja e madhe. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot në mënyrë urgjente ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Rama ka thirrur një mbledhje qeverie dhe ka vendosur që ajo të largohet nga ky post. Ende nuk dihen arsyet e një vendimi të tillë. Por dyshimet janë se Rama ka ndërhyrë sa i takon klaneve dhe konflikteve që kanë nisur brenda kampit rozë. Ibrahimaj nuk ka pasur raporte aspak të mira me Belinda Ballukun. Kjo e fundit ka luftuar fort për të marrë kontrollin e Tatimeve, Taksave, Doganave, etj. Madje janë vënë re sulmet e saj, teksa raportohet se ka pasur përplasje dhe në mbledhje qeverie, të drejtuara nga Balluku.

Vendimi ka ardhur pak para se të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS. Pritej që aty të njoftoheshin shumë ndryshime në qeveri dhe nuk dihet se përse Ibrahimja u shkarkua në një mbledhje qeverie. Rama zakonisht i shkarkon ministrat me postime në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se pak muaj më parë dolën zëra se Ibrahimaj kishte dorëzuar dorëheqjen, por Rama nuk e pranoi.

Kërkesa për t’u larguar nga Qeveria u bë në janar të këtij viti. Mësohet se në një nga mbledhjet e fundit të kabinetit qeveritar, ku mungonte Edi Rama dhe të drejtuar nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka pasur debate të forta. Raportet mes dy zonjave nuk kanë qenë aspak të mira. Duket sikur Ibrahimaj nuk i bindet dyshes Rama-Balluku.

Distancimi i Delina Ibrahimajt u vu re edhe në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve që i hapin rrugë ndërtimit të Portit të Durrësit nga Alabbar. Ajo nuk shkoi aty duke dërguar zëvendësi e  saj.

Nga ana tjetër “Pamfleti” e paralajmëroi se rritja e pagave do të sillte “prerjen e kokës” së ministres së Financave. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u urdhërua nga kryeministri Edi Rama, të kalonte fondin 62.6 miliardë lekë të vjetra  për rritjen e pagave në muajt prill-maj që është fushata, por ajo me të drejtë kërkoi miratim nga Parlamenti.

rama ibrahimaj

Lini një Përgjigje