
Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e ri i PD-së që pritet të mbahet të shtunën, 29 korrik nuk mund t‘i ndaloi askush.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kthupi duke folur në lidhje me kërkesën e disa deputetëve të PD-së për të anuluar zgjedhjet për kryetarin, tha se grupi parlamentar nuk ka kompetencë t’i imponohet organeve të partisë në pikëpamjen administrative.
Ai theksoi se zgjedhjet më 29 korrik pritet të mbahen konform statutit dhe PD do të ketë së shpejti kryetarin e saj të ri.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe grupi i deputetëve është një strukturë e PD-së për të vepruar në parlament dhe nuk mund të japë apo nuk mund të imponojë strukturave të partisë. Grupi i deputetëve, pavarsisht se është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, ka një funksion shumë specifik në kuadër të organizimit të përgjithshëm të partisë, që është të përfaqësojë partinë në parlament, por nuk mund t’i imponohet politikisht apo administrativisht strukturave tjera të partisë Demokratike”, tha Kthupi.
Gjithashtu ai shtoi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike brenda partisë nuk ka asnjë peshë në aspektin administrative.
“Në aspektin administrativ të brendshëm grupi parlamentarë i Partisë Demokratike nuk ka asnjë peshë në parti, mund të ketë peshë në promovimin apo mbrojtjen politike të programit të partisë në parlament, në funksionet që ushtron deputeti por brenda jetës partiake të partisë deputetët kanë peshën e një antari të thjeshtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje