Politike20 Prill 2023, 10:18

Rama paralajmëroi daljen nga Gjykata Ndërkombëtare, Manja: Do të krijojmë Arbitrazhin tonë

Shkruar nga Pamfleti
Rama paralajmëroi daljen nga Gjykata Ndërkombëtare, Manja: Do
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do tërhiqet nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar, pasi kjo gjykatë konfirmoi një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot projektligjin për krijimin e një gjykate Arbitrazhi në Shqipëri për të zgjidhur siç tha ai problemet e biznesit.

“Kemi miratuar projektligjin për arbitrazhin në Shqipëri. Fryt i një pune disavjaçare me ekspertët vendas dhe të huaj, të Euralius. Për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Do të krijojë një mjedis pozitiv për biznesin dhe investimet, vendase dhe të huaja.

Me këtë projektligj i japim mundësi biznesit që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet mes shtetit dhe privatit apo mes tyre në autonominë e vullnetit të palëve, është zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet  dhe përmbush detyrimet.” tha Manja.

Më 7 prill kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë për të dalë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit.

Duke marrë shkas nga pyetjet mbi faturën totale që shteti shqiptar duhet të paguajë për shkak të gjyqeve të humbura, kryeministri u shpreh i revolutar për mënyrën se si funksionon arbitrazhi.


“Në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje, po analizojmë dhe mundësinë të daljes fare nga ai juridiksion sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur.”, tha Rama.

 

manja arbitrazhi rama