TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2023, 17:41

Rama nuk e përmend më Ballkanin e Hapur, takon Scholz dhe e falënderon për Procesin e Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Rama nuk e përmend më Ballkanin e Hapur, takon Scholz dhe e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në kuadër të kongresit të social-demokratëve.

Rama ka qenë i ftuar aty, teksa bën me dije në rrjetet sociale se ka folur për procesin e Berlinit. Ajo që bie në sy është se kreu i qeverisë duket se nuk e përmend më Ballkanin e Hapur.

Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Kancelarin, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.

Lini një Përgjigje