Në podcastin e sotëm të “Flasim”, 26 tetor, kryeministri Edi Rama preku shkurtimisht garën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit ku nuk la pa ironizuar kandidaturën e pavarur të aktorit të humorit, Florjan Binaj, i cili mbështetet nga Partia Demokratike në këtë garë.
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për kandidatin e opozitës në Tiranë, aktorin Florjan Binaj i cili është kandidaturë e pavarur që mbështetet edhe nga opozita.
Sipas Ramës, opozita është një kënetë e dëshpëruar përderisa ka zgjedhur të mbështetat te një aktor për kryetar bashkie, sidomos për kryeqytetin.
“Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazi. Nuk e gjykoj aktorin e ri për rolin e ri që ka marrë. Ogertën që t’i japë Tiranës drejtimin e duhur”, tha Rama në podcastin e tij.
Florjan Binaj do të kandidojë si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndërsa mori dhe pëlqimin e Partisë Demokratike.
Ishte vetë kreu i PD-së Sali Berisha i cili në një komunikim për mediat tha se PD mbështet Florjan Binajn por vendimi final do të merret pas diskutimeve me aleatët opozitarë.
Binaj do të përballet në këtë garë me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ndërsa vendimi për zgjedhjet vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.
Kandidimi i Binajt vjen pas shpalljes së tij, nëpërmjet një statusi të dielën e javës së kaluar, si i pavarur.I njohur për publikun shqiptar përmes karrierës së tij në televizion, ai nuk ka pasur më parë poste publike.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 në një spektakël humori, ku për më shumë se 15 vite ai interpretoi personazhe që u bënë pjesë e kulturës popullore.
Pas largimit nga spektakli i humorit, Binaj nisi një etapë të re si moderator.
Përveç aktivitetit në media, Binaj është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në nisma të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e mjedisit dhe të drejtave qytetare.Ai ka marrë pjesë në protesta dhe ka mbajtur qëndrime publike.Florian Binaj është 40 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Teksa presim procesin zgjedhor në bashkitë sa më sipër, Tirana mbetet ende pa një datë pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj, pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie./ Pamfleti
Ne kemi kryeministër idiot.
Vetëm Çuçka i Kolonjës nuk shkrin gazit PS-në.
"Këneta" 'pardje'(2002) nxori për kryetar bashkie një piktor."Këneta"'dje'(2008) bëri marrëveshjen e shekullit për mos ta tharë "Kënetën"."Këneta" sot ka vendos të kandidojë për kryetar bashkie një humorist. Që nuk ka paraqit 'program' se si do ta qeveris Tiranën. Si? Si Edi 'pardje' 2002-2011, apo si Luli 2011-2015 apo si Erioni 2015- e deri më sot. Që jeni të gjithë mazhorancë- opozitë bashkë në roje të "Kënetës" kjo duket edhe në kandidaturën që ka paraqit PS. Ogerta Manastirliu ish drejtoreshë e bashkisë nën Edi Ramën dhe e preferuara e tij si ministre jetëgjatë por me disa dosje në SPAK. Z.Binaj nuk ka të sharë, është deli djalë, por kur të preferon dhe të zgjedh "Këneta", ajo do të heq prej hunde. Intelektualët , profesionistët, diaspora, elita politike pa "Kënetën",duhet të dakortësohen për një kandidat të 'Pavarur' nga "Këneta" 35 vjeçare.