TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 07:50

Lëvizjet e fundit nga SPAK, Agron Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizjet e fundit nga SPAK, Agron Shehaj mesazh Ramës: Bëhu
Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arresojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai.

Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

 

agron shehaj mesazh ramës

1 Komente

  1. T
    Teuta teuta

    Agron shehaj ka gjith te drejten e botes rama esht i ndergjegjshem qe ka fitu vetem duke detry administraten me soj fis .esht qeverija me e korruptuar e gjith korave jo se soji i saliut eshte me i mire ky popull i mallkuar ka rene ne duar qe spo ngopen

    Lini një Përgjigje