TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2026, 13:32

Rama reagon pas sulmit në Berlin: Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin

Shkruar nga Pamfleti
Rama reagon pas sulmit në Berlin: Nuk mund të ketë tolerancë
Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman, ndërsa dënoi dhunën dhe ekstremizmin.

Kryeministri u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

"Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë.", shkruan Rama.

 

2 Komente

  1. E
    Emigranti

    Puna është se nuk të pjerdh njeri ty

    1. e
      etx

      Lideri boteror foli! Nashti gjermanet te veprojne sipas fjale se TIJ!

      Lini një Përgjigje