Politike 5 Qershor 2023, 17:42

Rama “thumbon” Subashin: Bashkia të jetë e hapur për qytetarët, merruni me hallet e popullit

Shkruar nga Pamfleti

Rama “thumbon” Subashin: Bashkia të jetë e hapur për

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar “thumba” ndaj kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi. Rama u ndal në Fier në kuadër të turit të falënderimeve dhe nuk kurseu kritikat për punën e bashkisë. Ai kërkoi që ajo të jetë më e hapur për qytetarët, duke kërkuar që të merret me hallet e qytetarëve.

Pika e parë e programit duhet të jetë njerzillëku. Njerzillëku do të thotë se kushdo, pavarësisht nga vjen duhet të ndjehet i respektuar dhe i begenisur. Edhe pse është e pamundur të zgjidhësh të gjitha hallet, bashkia duhet të qajë hallin e çdo qytetari. Nëse bëhet kjo atëherë shlyhet borxhi i 14 majit, nëse nuk bëhet kjo, çdo gjë tjetër që do bëhet nuk ka vlerë. Ne duhet t’i bëjmë bashkitë dhe këshillat bashkiakë më të hapur”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai kërkoi që shërbimi të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët, duke mos i ndarë në socialistë dhe demokratë. Sipas tij, askush nuk e ka parë votën, prandaj të gjithë duhet të trajtohen njësoj.

Nuk kemi asnjë të drejtë t'i paragjykojmë dhe tu tregojmë derën se ti nuk je i joni. Ne kemi detyrën dhe të drejtën të bëjmë atë që e thotë bukur populli: Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kjo është shumë e rëndësishme që duam të mos e thyejmë këtë besim që kemi marrë më 14 maj. Kjo është e rëndësishme nëse duam që punët e nisura t’i çojmë për para”, tha ai.

rama fier subashi