TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 16:09

Rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD? Bardhi: Nuk kam asnjë konfirmim zyrtar

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD? Bardhi: Nuk kam
Gazment Bardhi

Ndonëse Lulzim Basha po paralajmëron rikthim e tij në drejtimin e PD, sekretari i Përgjithshëm njëherazi kreu i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, Gazment Bardhi tha se nuk ka dijeni për diçka të tillë.

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, Bardhi u shpreh se Basha nuk i ka konfirmuar që do të rikthehet në Partinë Demokratike.

“Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rikonfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, u shpreh Bardhi.

 

lulzim basha bardhi pd

Lini një Përgjigje