TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 13:53

“Rama u tmerrua nga emri im”, Berisha fajëson Ilir Metën në krye të listës për humbjen e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
“Rama u tmerrua nga emri im”, Berisha fajëson Ilir Metën
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ish kryeministri, Sali Berisha e ka justifikuar humbjen e thellë në zgjedhje me mungesën e emrit të tij në fletën e votimit, si një prej shkaqeve kryesore për rezultatet e dobëta.

Ai tha se Rama privoi të gjitha fondet që i takonin me kushtetutë koalicionit Bashkë Fitojmë. Gjithashtu shtoi se një tjetër faktor për humbjen ishte edhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës.

“E kemi të qartë si në dritën e diellit përpjekjen e narko shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe kushtetutë por kaloi në aktin më absurd të mohimit të aktit të koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vetë dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij. Një aleancë krimi në nivel politik nëntokësor apo terreni, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit trinomi Rama-Doshi-Brava. Ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Siç konstaton me të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës të vërtetë të koalicionit Bashkë Fitojmë ishte një akt tjetër pabarazie e madhe. Dhuna, terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre.”, u shpreh Berisha.

 

rama berisha meta humbja e zgjedhjeve

Lini një Përgjigje