
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, gjatë fjalës së tij foli edhe për reformën në drejtësi, për të cilën këmbëngul se erdhi falë vendosmërisë së PS-së.
Duke vazhduar avazin e përditshëm tani më, ai përsëriti se nuk është aspak e vërtetë se drejtësia e re erdhi nga SHBA dhe BE-ja, pasi sipas Ramës ata ishin në Shqipëri që në ’91-shin. ,
Rama shtoi se ishte vendim i PS-së për të hequr duart e politikës nga drejtësia, që çoi përpara reformën.
“Kjo është një nga ato gjëra që përveç PS askush nuk i imagjinon dot dhe jo më ti marrë përsipër. Jam i bindur që kushdo që është pjesë e kësaj partie duhet të jetë krenar sepse nuk ka ndodhur kurrë që njerëz të veshur me pushtet të shkojnë para drejtësisë dhe që pushteti ekzekutiv apo legjislativ ta lërë drejtësinë t’i ketë duart e lira. Nuk ka ndodhur kurrë që njerëz me pushtet të përgjigjen para drejtësisë. Këtë nuk e bën dot askush asnjë forcë e jashtme. Kemi dëgjuar, se e bëri Amerika? Amerika këtu ishte që në ’91 dhe BE ka qenë këtu dem baba dem. Kanë dashur të ndodhë kjo, por që të ndodhë kjo duhej një forcë brenda vendit.
Patjetër që ato janë mbështetje dhe pa mbështetjen e atyre kjo nuk ,mund të ndodhte, por duhej mbështetja e tyre që të ndodhte ajo që ndodhi ku u votuan ndryshimet. Unë nuk kam parë ndonjëherë tjetër deputetë që ta ngrenë kartonin jeshil lart dhe ta mbajnë kokën poshtë. E votuan duke kërcyer si prifti dhe hoxha bashkë. Ky është rezultat i angazhimit që kemi marrë para njerëzve dhe gjithashtu si rezultat i PS në krye të punëve të këtij vendi. Nuk është diçka e gëzuar kur je i detyruar të shohësh gjëra që nuk do të dojë, që njerëz që ke bashkëpunuar duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kjo është ajo që sjell heqja e duarve nga drejtësia”, tha Rama.
Lini një Përgjigje