TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 21:29

Rama vulos çështjen e Sazanit: S’ka më diskutim që do ta marrë Kushner, projekti jo ai që ka dalë në media

Shkruar nga Pamfleti

Rama vulos çështjen e Sazanit: S’ka më diskutim që

Rama jep detaje se ku ndodhen negociatat me dhëndrin e Trump...

Edi Rama ka vulosur të ardhmen e Sazanit. Sipas tij, nuk ka më diskutim se aty do të ndërtojë familja e Donald Trump.

Ai tha se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. Por Rama zbuloi se projekti ka ndryshuar. 

Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. As nuk është shitur dhe as nuk do të shitet asnjëherë. Ishulli i Sazanit është një pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar ku ne do të jemi partnerë. Qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë dhe negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende”, u shpreh Rama për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

I pyetur nëse marrëveshja për Sazanin do të kalojë në Kuvend, Rama u përgjigj: “Padiskutim”.

Ai shtoi se si Sazani dhe Zvërneci janë ende në projektim, duke theksuar se marrëveshja për ishullin e Sazanit nuk është përfunduar ende.

Marrëveshja nuk është kryer akoma. Nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar për Sazanin. Zvërnecin është histori private”, tha Rama.

Kryeministri mohoi që t’ia ketë dhënë “dritën jeshile” projektit pasi Donald Trump u zgjodh president. Arsyeja pse u bë publike pasi Trump mori detyrën, sipas tij, është vetëm për shkak se nuk ishte plotësuar procesi. Rama theksoi se mediat ndërkombëtare e kanë keqinterpretuar duke e paraqitur si histori politike duke nënvizuar se kjo çështje “nuk ka lidhje fare me politikë”.

Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama.

I pyetur nëse do e jepte projektin nëse fituese në zgjedhjet në SHBA do të dilte Kamala Harris Rama u përgjigj kështu.

Unë e kam bërë këtë bisedë me palën tjetër kur jam pyetur. Këtu nuk mundet të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë, pasi këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Edhe kërkesa e tij dhe e grupit të tij dhe kërkesa jonë ka qenë simetrike. Çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se për disa muaj do të jetë gati projekti i plotë që do t’i paraqitet publikut. Sipas Ramës, po bëhet një punë e madhe për ta kthyer Sazanin në një destinacion ëndrre.

Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”, tha Rama.

Intervista

-A është shitur Sazani?

As nuk është shitur dhe as nuk do shitet ndonjëherë, ishulli i Sazanit është një pasuri, e përsëris, e shtetit të popullit shqiptar. Ne do të jemi partnerë; qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin. Modalitetet dhe negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende;

Do kalojëë në parlament?

Marrëveshja, pa diskutim, duhet të jetë parlamentare, sepse kjo “shitja e Sazanit” është si puna e “ndarjes së Kosovës”: hedh një budalla një gur në lumë dhe pastaj të mençurit nuk e nxjerrin dot.

-Po referoj shtypin italian..

S’ka pak budallenj në Itali? Si mendon ti, duhen që hedhin gurë në lumë. Plus kësaj e dimë se në çfarë kohe jetojmë dhe e dimë se çfarë ndodh sot me median: hajde hidhe një gur, krijohet një lajm, bëhet një zhurmë, pastaj vazhdojmë ditën tjetër.

Negociata... ndërkohë Zvërneci është tokë private, Zvërneci është tokë private. Procesi i Zvërnecit dhe Sazanit janë ende në procesin e projektit.

-Një pyetje kam: përse ju i dhatë dritën jeshile për Sazanin Jared Kushnerit pasi Donald Trump u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin janar para betimit të tij, dhe jo në kohën kur ai ishte thjesht kandidat?

Nuk ishte procesi i plotë. Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra se si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare. Ky proces që në fillim është nënvizuar edhe nga Neë York Times-i dhe media ndërkombëtare; është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe kur ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trumpi nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë apo do shkonte në burg. Pra nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Ndërkohë, për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët.

-Nëse Harris do fitonte presidencën e SHBA-së... do e jepnit ju Sazanin për ngjarje të kush?

Po unë e kam bërë këtë bisedë, Fevzi, me palën tjetër kur jam pyetur dhe u kam thënë: këtu nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë. Këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër, raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Kështu që nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Procesi... nga ana tjetër e kam thënë edhe në intervista, edhe jashtë, që kërkesa e tij dhe e grupit të tij, edhe kërkesa jonë, ka qenë simetrike, everything by the book, çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat. Do vazhdojë, do ekzekutohet. Ne jemi, dhe akoma sot që po flas, projekti vazhdon, puna vazhdon.

-Por marrëveshja...

Marrëveshja nuk është kryer akoma; ne nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar.

-Do bëhet me atë projekt që është paraqitur, aq sa ka dalë në media?

Jo, ai herë ka qenë vetëm një masterplan, një vizion; asnjë masterplan, por një vizion. Ne pastaj kemi pasur një masterplan që është paraqitur në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe ndërkohë vazhdon puna për përmirësimin e tij, për përsosjen e tij e kështu me radhë.

-Kur mendoni ju që mund të jenë gati për të filluar punimet? Pra sa mund të marrin procedurat?

Procedurat nuk do të marrin gjatë, sepse ndërkohë shumë hapa janë bërë. Por besoj që për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet.

Lini një Përgjigje