TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 09:55

Ramën e merr malli për Bashën: O Lul ku je më artist, u bë kohë që s’të shoh

Shkruar nga Pamfleti

Ramën e merr malli për Bashën: O Lul ku je më artist, u

Kryeministri Edi Rama bëri batutë edhe me kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke i  bërë thirrje që të dilte se kishte humbur dhe nuk po e ndiqte më.

Rama “shigjetoi” Bashën, i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik, duke ia vënë në dukje këtë fakt dhe e ironizoi me matematikën.

“Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos kishim bërë ndryshme, padiskutim me të gjitha të metat e veta, nuk do ishim në kushtet e negociatave me BE.

Askush nuk ka arsye të mendojnë për shumë të paktit që kuturisen të ndërtojnë pa leje, nuk janë ata pa të ardhura që kuturisen të ndërtojnë pa leje. Unë dhe ne jemi këtu për të menduar për shumicën dërrmuese, që nuk ndërtojnë pa leje dhe kërkojnë fundin e këtij fenomeni.

O Lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe, mbete tek 7 * 7, eh mër Lul”, shprehet Rama.

 

Lini një Përgjigje