TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 21:25

“Ramën e presin hekurat, si McGonigal”, Berisha: Escobar i tha që është në hetim penal

Shkruar nga Pamfleti

“Ramën e presin hekurat, si McGonigal”, Berisha: Escobar i tha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministrin Edi Rama e pret burgu njëlloj si McGonigal.

I ftuar në A2CNN, Berisha deklaratën e tij e bazon në konfirmimet e një gazetari, sipas të cilit shërbimet sekrete kanë dosje të lidhjes së Ramës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj me grupe trafikante.

“Siç e konfirmoi edhe dje një gazetar i shquar, Edi Ramën e presin hekurat njëlloj si McGonigal. Informacioni i tij është i pakufishëm. Së dyti po sipas këtij burimi shërbimet sekrete kanë dosje të trasha të lidhjes së Ramës e Veliajt me grupet trafikante. Këto nuk janë fjalë të një njeriu të painformuar, por fjalë të një njeriu që ka një të shkuar brilante në fushën që flet dhe në këtë kontekst Rama nuk del të përballet me Berishën, se Berisha i numëron lidhjet kriminale me Mcgonigal dhe fatin që e pret”, tha Berisha.

Sipas, ish kryeministri edhe vizita e Escobar dëshmoi që SHBA nuk mbështet individë por votën e shqiptarëve, ndërsa nuk komentoi lidhjet e Ramës me McGonigal, pasi çështja është nën hetim.

“Dje konfirmonte ky gazetar, që unë nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë, se qëllimi i vizitës së Escobar ishte t’u bënte të qartë shqiptarëve që SHBA nuk mbështet individë, por respekton votën e qytetarëve. Kur gazetarja e pyeti çfarë komenti ke për lidhjet e kryeministrit me McGonigal ai tha nuk komentoj për një çështje që është nën hetim. Dhe e dyta SHBA mbështesin ata që votohen nga populli shqiptar”, u shpreh ai.

berisha rama mcgoniggal

Lini një Përgjigje