Politike 5 Maj 2023, 20:33

Berisha merr revansh: Pas 14 majit do çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

Berisha merr revansh: Pas 14 majit do çojmë vendin në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, ku sipas tij asgjë nuk do e ndalë ortekun e fitores.

Gjatë fjalës së tij në një takim me banorët në Fushë-Krujë, Berisha tha se është detyrë e tyre të dalin para qytetarëve e të japin llogari çdo gjë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk e bën kurrë diçka të tillë, përkundrazi ai fshihet njësoj siç fsheh kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushin.

Ju garantoj ju këtu se pas fitores më 14 maj asgjë në botë nuk do mund të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajsh të zgjedhjeve të përgjithshme, largimin përfundimtar e Edi Ramës nga jeta politike. 

Kudo që shkoj e ftoj të dalim para qytetarëve, e kemi detyrim sepse janë ata që paguajnë për ne dhe shprehin besim për ne. Urdhëro t’u japim llogari, t’i raportojmë për çdo gjë, edhe për jetën personale. Ai nuk del kurrë. Përkundrazi, fshihet e ikën sikundër fsheh Bushin”, tha Berisha.

berisha rama kercenim zgjedhje te parakoheshme