TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 21:29

Berisha dëshpëron amerikanët: Sa të jetë Blinken në detyrë, nuk do shkel në SHBA edhe po ma hoqën “non gratën”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dëshpëron amerikanët: Sa të jetë Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të tentojë të justifikojë lobimin në SHBA për heqjen e damkës së “non gratës”.

Ai theksoi se do të vijojë me padinë në gjykatë deri në fund të jetës së tij sa i përket vendimit të Sekretarit të Shtetit Amerikan për shpalljen non grata të tij dhe kërkesën për falje, që sipas tij Blinken nuk do të bëjë kurrë. Madje duket se preku fort dhe Sekretarin Blinken.

Unë nuk kam kërkuar kurrë që të hiqet kurrë ky vendim, e kam hedhur në gjyq për shpifje sekretarinë shtetit. Kam deklaruar se Sa të jetë ai në detyrë unë nuk do shkel kurrë në atë vend. Do të vazhdoj padinë në gjykata deri në ditën e fundit time, sepse ai ka marrë një vendim korruptiv të bazuar mbi vendimin korruptiv të Soros e Ramës dhe tani del mafia McGonigal me kompani. Unë kam zgjedhur sallën e gjyqit dhe kërkesën për ndjesë publike nga sekretari i shtetit që nuk ta bëjë kurrë se ata që marrin vendime të tilla arroganca nuk i lejon të ndërmarrin”, tha ai.

Berisha iu referua edhe mbështetjes ndaj tij nga republikani Charles R. Black Jr., i cili sipas tij beson që vendimi për shpalljen non grata të Berishës është i padrejtë.

Nëse e lexon me vëmendje njoftimin e gazetës “Politico” ajo ka informuar se Charles R. Black Jr. një nga republikanët më të shquar në fushën e avokatisë dhe lobimit, ish-këshilltar i të gjithë presidentëve nga Regan te Bush dhe i McCain, thotë që beson  se vendimi ndaj Berishës është i padrejtë dhe se ai personalisht do të punojë për të nxitur Kongresin e SHBA të ndërmarrë një hetim për këtë çështje. Ai e quan vendim të pandershëm ndaj meje dhe beson që meriton hetim nga Kongresi i SHBA se ligji është i Kongresit të SHBA dhe Kongresi ka autoritet të hetojë si është zbatuar ligji”, tha ai në “A2 CNN”.

berisha shba non grata

Lini një Përgjigje