TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2026, 16:12

Ramës i dështon 'skenari' në Tokio, kryeministrja japoneze nuk e lejon t’i puthë dorën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ramës i dështon 'skenari' në Tokio, kryeministrja
Edi Rama dhe homologia japoneze Sanae Takaichi

Momenti i sikletshëm gjatë takimit në Tokio mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes japoneze Sanae Takaichi është bërë viral.

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka ecur skenari në Japoni. Një moment jo shumë komod për Ramën është bërë viral, pasi kryeministrja japoneze Sanae Takaichi nuk e ka lejuar atë t’i puthte dorën gjatë përshëndetjes zyrtare.

Në videon e publikuar, Rama afrohet drejt homologes japoneze, por Takaichi reagon menjëherë duke e tërhequr dorën dhe shmangur kontaktin. Duke krijuar kështu një situatë të sikletshme para kamerave, të cilin kryeministri bëri sikur nuk i kushtoi rëndësi.

Pas publikimit të videos, shumë përdorues në rrjet e krahasuan menjëherë episodin me marrëdhënien e afërt që Rama ka shfaqur publikisht me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Pasi këtë skemën e puthjes së dorës Rama e nisi me Melonin, e vijon edhe me Kaja Kallas. 

Konkretisht kryeministri, i cili e ka quajtur shpesh Melonin “motër”, është parë në disa raste duke i puthur dorën apo duke përdorur gjeste tepër miqësore ndaj saj gjatë takimeve publike dhe zyrtare. Pikërisht për këtë arsye, komentues të shumtë e interpretuan episodin në Tokio si një moment ku i njëjti stil komunikimi nuk u prit në të njëjtën mënyrë.

Ekziston edhe mundësia se reagimi i kryeministres japoneze mund lidhet edhe me formalitetin dhe etikën strikte të kulturës diplomatike japoneze, ku gjeste të tilla konsiderohen të pazakonshme në daljet zyrtare.

Mirëpo këtë herë kryeministrit i doli huq në Japoni. Takaichi ia ndërpreu ‘show-n’ në mes Edi Ramës.

homologes japoneze sanae takaichi #edi rama që korruptoi mcgonigal takimi ne tokio

4 Komente

  1. a
    aqifi

    Eshte debil i varfri nga mendja

    1. T
      Tony

      Mos ia vej re se e ka nga qe ka rene mbrapa me koke e duke qene i gjate iu perplas shume koka ne kalldrom e i jane troshitur trute.

      1. T
        Tony

        Ç’eshte mer ky rrote idioti, Italianes i ra ne gjunje, Japonezes kerkoi t’i puth të doren, pallton xhakete si Young Un. Mos e genjeje mendja ne se shkon andej nga fanatiket muslimane e kerkoje tu puthe gruan ne faqe, do perfundoje ne kukurec budalli.

        Lini një Përgjigje