
Teksa po diskutohej mbi raportin e veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish - Sigurimit të Shtetit për vitin 2024, ka pasur debate mes deputetit të PD Gent Strazimiri dhe kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Strazimiri tha se vrasësi më i madh që kanë shqiptarët nuk është Millosheviçi, por Enver Hoxha, i cili është themelues i kësaj partie që ndërroi emrin dhe e bëri PS.
“Për fatin tonë të keq, për turpin tonë të gjithë të madh, shqiptar vrasësi më i madh i shekullit 20 nuk është Millosheviçi, për fat të keq, është Enver Hoxha. Është themelues i kësaj partie, që në qershor 91 vetëm ndërroi emrin se sot quhet socialiste. Vrasësit e shqiptarëve, ata ekzekutorët, krejtësisht material, janë të dekoruar sa herë Partia Socialiste vjen në pushtet. Përsekutori i tyre bëhet qytetarë nderi, ky është turpi i madh që kemi ne. Kjo është Partia e Enver Hoxhës”, tha Balla.
Në përgjigje, Balla tha se Sllobodan Millosheviçi është Kasapi i Ballkanit, pasi ka vrarë shqiptarë të Kosovës, ka vrarë boshnjak, ka vrarë kroatë.
“Nuk kam asnjë dyshim që shërbëtorët familjarë të Sali Berishës t'a amnistojnë Slobodan Millosheviçin në të tashmen. Shërbëtorët familjarë të Sali Berishës që marrin vend në parlament, për shkak se i shërbejnë familjes së Sali Berishës, bëjnë atë që bëjnë duke amnistuar Sllobodan Millosheviçin. Sllobodan Millosheviçi është Kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviçi ka vrarë ka vrarë shqiptarë të Kosovës, ka vrarë boshnjak, ka vrarë kroatë.
Unë nuk kompleksohem aspak sepse Enver Hoxha është dënuar nga populli shqiptar, është dënuar nga partia që unë kam nderin të bëj pjesë. Por, vargëtarin e Enver Hoxhës e ke ti kryetar partie dhe që i shërben edhe, pse s'po them ndonjë fjalë tjetër. Prandaj, gjeni ku e keni vargëtarin. Por, ajo që ndodhi sot në emër të Partisë Demokratike, që të amnistohet Slobodan Milosheviçi, ky është një akt i rëndë, por që dëshmon që kjo parti është e marrë peng nga interesat e një personi që i ka shërbyer Serbisë dhe Jugosllavisë sa herë i është dhënë mundësi, dhe gjithë e dinë që është dhëndër i Beogradit”, tha ai.
Lini një Përgjigje