
Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, pasi një ditë më parë, gjatë një takimi elektoral, ai solli në vëmendje fotot nudo që i janë publikuar rreth dy dekada më parë.
Rama u shpreh se fotot e tij mund të gjenden sot duke i kërkuar në google, thirrje kjo që është konsideruar si jo etike.
Kokalari në reagimin e saj thekson “si mund të jesh 12 vjet kryeministër por gjithashtu prind dhe ti drejtohesh minorenëve në atë mënyrë? Jam pa fjalë!”
“Situata politike në Shqipëri është realisht tragjike”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje