
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se Reforma në Drejtësi është themeluar dhe udhëhequr nga Fondacioni Soros, që e cilëson si instrument të ekstremit të majtë.
Sipas Balliut, videoja e publikuar nga vetë fondacioni është provë që reforma nuk u ndërtua për drejtësi të pavarur, por për të mbrojtur qeverinë Rama nga llogaridhënia.
Ai theksoi se Fondacioni Soros po hetohet aktualisht në SHBA për veprimtari të dyshuara kriminale.
“Provat që drejtësia e re u themelua nga Fondacioni Soros, instrument i ekstremit të majtë
Një video e publikuar nga vetë Fondacioni Soros, që promovon dhe sponsorizon “Reformën në Drejtësi”, është dëshmi e pakundërshtueshme se themelimi i kësaj drejtësie ka qenë nën drejtimin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij fondacioni të ekstremit të majtë.
Kjo video konfirmon dy të vërteta themelore:
Reforma në drejtësi u ndërtua dhe u orientua nga vetë Fondacioni Soros, i cili sot po hetohet në Shtetet e Bashkuara për veprimtari të dyshuara kriminale.
Kjo drejtësi, e cila ka dështuar në çdo pritshmëri publike, nuk u ngrit për të forcuar shtetin ligjor, por për t’i shërbyer pushtetit të majtë të Edi Ramës dhe për ta mbrojtur atë nga llogaridhënia”, u shpreh Balliu në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje