Politike13 Prill 2023, 11:10

Refuzimi i Komisioneve Hetimore nga PS, Alibeaj: Ky Parlament ka marrë fund!

Shkruar nga Pamfleti

Refuzimi i Komisioneve Hetimore nga PS, Alibeaj: Ky Parlament ka marrë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e fjalës në Kuvend.

Alibeaj ka deklaruar gjithashtu se fakti që opozita nuk po lejohet të ngrejë komisione hetimore, është një provë e qartë se Parlamenti i Shqipërisë ka marrë fund, sepse i ka asgjësuar atyre të drejtën e vetme që kanë për të ushtruar kontrollin parlametar.

“Ju keni vendosur që këtij parlamenti t’i vendosni kazmën. Një deputeteje ia hiqni fjalën pa e mbaruar atë. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. “Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita, deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.

komisione hetimore alibeaj ps parlament