
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj gjatë një takim elektoral që mbajti sot me demokratët e Vlorës, akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur vendin nën një regjim autokratik.
Alibeaj nuk la pa sulmuar edhe kreun e PL-së, Ilir Meta për të cilin tha se ishte pjesë e sistemi që ka krijuar këtë regjim të Ramës. Ai tha se Meta ishte ai që miratoi reformën në drejtësi dhe atë territoriale ndërsa sot i shan dhe i përçmon ato. Teksa shtoi se Meta nuk është gjë tjetër, veçse një pazarxhi politik dhe diçka e keqe për të ardhmen e Partisë Demokratike.
“Disa fjalë dua t’i them se përse jemi në këtë situatë. E di fare mirë që ajo se çfarë është e keqja më e madhe e Shqipërisë sot e 8-9 vite më parë, është fare mirë ai që është regjimi Edi Ramës. Është regjimi I Edi Ramës që po ta mbajmë mend në 2013-ën erdhi në këtë vend me ndihmën e atij njeriu që bën një miting me demokratë, Ilir Metajt. Kush e mban mend trafikun e votave që ai bëri në 2013-ën, pas 2011-ës, pas 2009-ës kur bëmë një aleancë ne demokratët me ta dhe ishte momenti kur filloi rënia pa fund e Partisë Demokratike. E pra, kush harron lotët e demokratëve pas 2013-ës që të parët u larguan nga vendet e punës, thjesht dhe vetëm për shkak të Ilir Metës, I cili nga 2013-2017 e mbajti dhe e mbajti zvarrë Partinë Demokratike dhe iu bë mbështetje në fakt Edi Ramës. Kaloi reformën territoriale, kaloi dhe reformën në drejtësi, ai vet për të cilën ankohen sot këta. E pra, nëse merremi me politikë, elementi kryesor është të qenit koherent. Qëndro në atë pozicionin tënd, në ato vlerat e tua dhe nuk mund të jesh një pazarxhi politik.
Pikërisht për këtë arsye është e vërteta që duhet parë në sy. Dhe kur them të vërtetën duhet ta shohim në sy, duhet ta shohim në sy fillimisht brenda shtëpisë tonë. Në qoftë se ka një mënyrë, besoj unë, që ky regjim të marrë fund, ky regjim do marrë fund vetëm me moral. Me një fytyrë ndryshe, me njerëz të cilët janë distancuar nga korrupsioni, me njerëz të cilët dinë të bëjnë dhe meaculpa për gabimet që kanë bërë. Një parti politike e cila qarkullimin e elitave e ka refrenin e saj kryesorë dhe jo me idonatrinë, mbajmë njeriun atje. Boll e kishim Enver Hoxhën 50 vite, na u dashka të kemi dhe një njeri tjetër 30 vite më pas. Po nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një kopje tjetër e komunizmit”, tha ai.
Lini një Përgjigje