TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2023, 12:45

“Zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve”, Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Dyshja e hajdutëve po vjedh pasuritë publike

Shkruar nga Pamfleti

“Zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve”, Berisha akuza

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral që mbajti sot në Berat, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ish kryeministri akuzoi Ramën dhe Ballukun se kanë krijuar një skemë të vjedhjes së energjisë elektrike, pasi sipas tij Shqipëria prej dy vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj por nuk po përfiton asgjë nga kjo. Ai shtoi se kjo ndodh për shkak se dyshja Rama dhe Balluku zbrazin digat dhe iu a shesin sekserëve të tyre.

“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.

Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, iua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre.

Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.

berisha akuza rama-balluku

Lini një Përgjigje