Politike16 Mars 2023, 15:15

Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 majit, Sefa: KAS mori vendim të drejtë, Celibashi nuk u bazua në ligj

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 majit, Sefa: KAS mori vendim të

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa e ka quajtur vendim të drejtë, atë të marrë sot nga KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit me kryetarë Alibeajn.

Ai shtoi gjithashtu se mos regjistrimi i PD nga KQZ ishte në kundërshtim me ligjin dhe sipas tij kjo u vërtetua sot pasi KAS rrëzoi vendimin e Celibashit.

Ishte e pambështetur në ligj dhe dispozitat e Kodit Ligjor. Interpretimet nuk mund të bëhen në kurriz të ligjit, komisioneri duhet të jetë i pavarur. KAS  mori një vendim të drejtë, ky është një moment për të filluar punën për fushatën zgjedhore që është në derë”, tha Sefa.

 

 

 

pd kas sefa