TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 21:22

Rezoluta amerikane që “përvëlon” Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Rezoluta amerikane që “përvëlon” Edi Ramën!
Kongresi i SHBA "përvëlon" Ramën

SHBA përmend Shqipërinë mes regjimeve shtypëse socialiste...

Edi Rama vijon të marrë mesazhe aspak pozitive nga përtej Atlantikut. Përveç faktit se nuk ka pasur asnjë takim në SHBA që kur Trump u zgjodh President, mesazhet e tyre se nuk e kanë dhe aq qejf kryeministrin sa vijnë dhe shtohen.

Marco Rubio, në urimin për Pavarësinë e Shqipërisë, përmendi kartelet e drogës, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Mirëpo, mesazhi i tij nuk është i vetmi.

Pak ditë më parë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një rezolutë, e cila kaloi disi në heshtje në vendin tonë. Bëhet fjalë për një rezolutë të propozuar nga Maria Elvira Salazar, e cila në thelb të saj dënon socializmin. Por aty përmendet edhe vendi ynë.

Rezoluta përshkruan disa nga krimet më brutale të kryera nga regjimet socialiste në Bashkimin Sovjetik, Kinë, Shqipëri, Kamboxhia, Koreja e Veriut, Kubë dhe Venezuelë, duke demonstruar se kudo që socializmi ka zënë rrënjë, rezultatet kanë qenë të njëjta: uri, shtypje, vdekje, rrënim ekonomik dhe humbje e lirisë njerëzore. Miratimi i saj u bë si kundërpërgjigje për zgjedhjen e Mamdamit si kryebashkiak i Nju Jorkut, me argumentin se socializmi nuk është zgjidhje.

Por edhe pse, deri diku, rezoluta flet për të shkuarën socialiste, një prej kongresmenëve ka zbuluar një detaj interesant: se ajo godet edhe qeveritë aktuale, përfshirë atë shqiptare.

Shumica republikane ka hartuar një skemë të dobët, një rezolutë e shkruar dhe e konceptuar keq, aq e pakujdesshme saqë dënon socializmin në të gjitha format e tij, duke përfshirë zyrtarët dhe qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike. Kjo përfshin aleatë dhe miq të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara që kanë parti politike socialiste kryesore si Shqipëria, Australia, Danimarka, Finlanda, Franca, Islanda, Luksemburgu, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Suedia. Me këtë rezolutë, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po u dërgojnë një mesazh shumë njerëzve..., duke përfshirë shumë anëtarë të NATO-s, që ne dënojmë politikat dhe proceset politike brenda kombeve të tyre. Kjo rezolutë është një fyerje për ta”, tha Betty McCollum.

Deklarata e McCollum i thotë të gjitha: Administrata e Trump nuk i do qeveritë socialiste. Edhe pse Rama mundohet të shesë në publik miqësinë me Kushner si afrim me republikanët, fakti është i qartë, nuk po arrin gjë. Përkundrazi, mesazhet negative sa vijnë dhe shtohen. /Pamfleti

rama shba kongresi

Lini një Përgjigje