
Sali Berisha duket se është një ndjekës i rregullt i “Pamfletit”.
Pak ditë më parë ne zbuluam se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është nën dy masa kufizuese nga dy shtete aleate të Shqipërisë. Turqia i ka bllokuar informacionet ushtarake të klasifikuara, duke ngritur dyshime për betimin e tij si shtetas grek.
Shteti grek, nga ana tjetër, i ka kufizuar qëndrimin Shengen nga tre muaj në një muaj dhe nuk i njeh pasaportën e shërbimit shtetëror, sepse ai ka shmangur thirrjen ligjore për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kjo gjë u përdor në Parlment nga Berish pë rtë sulmur ministrin.
“Ku është ky Pirro Vegu? A e dini ju që në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj? Shkruante, drejtori i arkivit, se Piro Vegu është, kur e akuzova për dezertor, është çam, ortodoks çam. Ai është zagoriot edhe nuk duhet të gënjesh. Është zagoriot, ka marrë shtetësi greke dhe duhet t'i përgjigjet shtetësisë, jo të ikë”, tha ai.
Lini një Përgjigje