TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 20:03

E 'turpëroi' në mes të Abu Dhabit, Meloni nxjerr në shitje shallin që i dhuroi Rama (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E 'turpëroi' në mes të Abu Dhabit, Meloni nxjerr

Meloni nxjerr në ankand dhuratat, mes tyre edhe shalli i Edi Ramës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po përgatit një ankand të veçantë me dhuratat luksoze që ka marrë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, raporton gazeta italiane La Repubblica.

Midis objekteve që do të shiten, një nga dhuratat që ka tërhequr më shumë vëmendje është shalli i veçantë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ia dhuroi Melonit në Abu Dhabi, në 48‑vjetorin e saj.

Ankandi do të organizohet nga shtëpia e njohur e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë dhe përfshin vetëm dhuratat me vlerë mbi 300 euro, pasi sipas ligjit italian, zyrtarët nuk mund t’i mbajnë për vete disa nga këto prezente me vlera të konsiderueshme.

Shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama është bërë një nga objektet më të komentuar të koleksionit. Ai u prezantua si dhuratë në Abu Dhabi, gjatë një vizite zyrtare ku Meloni festoi ditëlindjen e saj të 48‑të. Madje në atë kohë pati bujë, pasi Rama vijon me skenat e tij sa herë që sheh Melonin. Rama u ul në gjunjë dhe ky veprim solli shumë reagime. Vetë Meloni shprehej: “Mos më turpëro”.

Sipas La Repubblica, vlera totale e objekteve të planifikuara për t’u shitur arrin rreth 800 mijë euro dhe në listë janë mbi 270 artikuj që aktualisht ruhen në një dhomë të veçantë në Palazzo Chigi, selia e qeverisë italiane.

Ndër dhuratat më të veçanta janë:

-Një veshje tradicionale e grave nga Kerala, dhuratë nga kryeministri indian Narendra Modi, në samitin e G20 në Bali (nëntor 2022)

-Një statujë e presidentit argjentinas Javier Milei, me motosharrë në dorë

-Një thes me oriz nga Pakistani

-Figura dekorative deveje nga Libia

-Një statujë prej cope, dhuratë nga politikani italian Michele Emiliano

-15 tapete të ndryshëm nga Libia dhe vende të tjera arabe

-Bizhuteri të ndryshme: byzylykë metalikë, një unazë, një varëse, një palë vathë

-Katër tablo, një pjatë metalike dhe një çantë tavoline

-Një shall i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Abu Dhabi, për ditëlindjen e Melonit

-Një servis çaji prej porcelani nga kryeministri hungarez Viktor Orbán

-Një tas qeramike e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden

-Një kostum tradicional rumun, dhuratë nga ish-kryeministri Marcel Ciolacu

 

3 Komente

  1. 8
    800 mije Euro. !? Çfare jane !?

    750 mije Euro Like floriri i mori me nje firme.

    1. N
      Nasi

      Asnje nuk i pranon dhuratat mbi 150-200€ . Perndryshe quhet korrupsion. Kjo eshte normale cfare ben Meloni. Jeni beri si gazete katuni. Vec nxini e thash e theme. Mos e ulni nivelin , njerezit lexojne dhe ne gjuhe te huaja. Mund te jeni kritik por mos e beni balte.

      1. z
        ziadin Cako

        legen, lken kembadorasi. burrat ikin ne kembe.

        Lini një Përgjigje