TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 10:50

Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Rama kritika opozitës: Po përdoret si propagandë kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Rama kritika

Kryeministri Edi Rama në Kuvend ka komentuar rezolutën e përbashkët për Kosovën.

Ndërsa PD është tërhequr nga drafti i saj dhe është pranuar rezoluta e PS, Rama ka shfaqur hapur kritikat për draftin e rezolutës, duke thënë se kjo është një rezolutë që është shfaqur si propagandë e opozitës kundër qeverisë.

"Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kosovës pas ngjarje strategjike ku u vra Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Kosovës. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që u drejtohen për mbështetje politike fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Po Kuvendi i Shqipërisë pjesë e NATO, vend kandidat për BE, vend që ka ulësen, rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ambasadorët në të gjithë organizmat, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. Cili është qëllimi. Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21", tha Rama.

 

kosove rezoluta rama opozita

Lini një Përgjigje