TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 14:27

Rezultatet për orën 14:00/ Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS 'mban fronin' me 83 mandate

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet për orën 14:00/ Numërohen 44.15% e kutive të

Deri në orën 14:00 në të gjithë vendin janë numëruar 2307 kuti votimi nga 5225 që janë gjithësej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Rezultatet për orën 14:00/ Numërohen 44.15% e kutive të

Lini një Përgjigje