Politike13 Shtator 2023, 12:40

Rikthimi i basteve, Braçe kritika të ashpra: Të menaxhohen nga shteti jo nga privati, ndryshe do të kthehet në luftë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i basteve, Braçe kritika të ashpra: Të menaxhohen nga

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji për hapjen e lojrave të fatit. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar që bastet sportive të menaxhohen nga shteti dhe jo nga privati, pasi në të kundërt “do të kthehet në luftë”.

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se “sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë mendoj se duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes”.

Ai theksoi më tej se po të jetë shteti në mes, dhe një palë ilegale në njërën anë dhe pala legale në anën tjetër, do kthehet në luftë atje matanë, siç ishte në luftë.

“Siç i kishin ashtu kanë vazhduar t’i kenë edhe pasi u mbyllën. Komisionit i lind detyrimi për të kërkuar llogari, por edhe të japë një zgjidhje që nuk i çon tek banditët. Në rast se do e bëni siç propozohet, të mbesë në duar legale.

Nuk jam për këtë model, por për modelin që duhet ta ketë shteti sepse në fund fare po përsëri ky aktivitet do kthehet kështu me këtë model me një aktivitet, ku në betejë do të jenë ata që janë legalë dhe ata që janë ilegalë, do zihen atje poshtë në territor, jo këtu në Komision.

Sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë mendoj se duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes. Nëse nuk mbyllet dot dhe u provua që nuk mbyllet dot, ta ketë shteti dhe t’i rrijë përballë çdo strukture ilegale që ndërtohet që do konkurrojë aktivitetin legal. Po të jetë shteti ka gjasë që ti rrijë përballë, po të jetë shteti në mes, dhe një palë ilegale në njërën anë dhe pala legale në anën tjetër, do kthehet në luftë atje matanë, siç ishte në luftë.", tha Braçe.

brace baste sportive shtet lufte