Ilir Alimehmeti, kandidat i PD-së për deputet në listat e hapura tha se gjatë procesit të numërimit të votave ka pasur moshedhje votash në sistem, shtime votash për kandidatë të caktuar dhe heqje për të tjerë.
Alihmehmeti, tha se ai dhe stafi i tij teknik dhe juridik po mbledh prova çdo ditë opër të provuar gabimet sistematike.
'Ne i shohim kutitë, kemi parë numër të konsiderueshëm kutish. Përditë vijojmë të shohim se videot i kemi. Duke qenë se kërkesa e parë është bërë dy javë më parë provat ishin më pak. Provat vijojnë akumulohen. E kemi të qartë në çdo qendër votimi se çfarë mund të ketë ndodhur brenda saj. Do të rinumërohet. Ka disa elementë që rinumërimi nuk i zgjidh dot, ka të tjera që i zgjidh.
Është video e numërimit të subjektit, dhe fleta përmbledhëse e votave janë ndryshe. Çfarë ka ndodhur në ndërmjet janë punët e institucionit, që ta gjejë se çfarë ka ndodhur. KQZ, KAS, Kolegji, të bëjnë punën e tyre. Në kam për borxh të jap një provë. Ata duhet të shpjegohen se janë garant i procesit, unë jam vëzhgues.
Që ka elementë brenda nga më të ndryshimit që janë përdorur edhe këtë e dimë. Ndryshime verbalesh, moshedhje në sistem, shitime, heqje. Plotësime skedash subjekti. Disa prej tyre i kemi konstatuar që mund të jenë gabime njerëzore. Ka dhe gabime sistematike, që kemi vënë re në disa prej KZAZ të Tiranës. Riftohet institucioni të bëjë punën siç duhet dhe në momentin e dytë këto shkelje nëse nuk raportohen nga ata vetë do të raportohen nga ne.
Një nga dështimet më të mëdha të këtij sistemi është ky realitet që ndodh rrugës, që garën që duhet të kesh me kundërshtarin, transformohet dhe biseda bëhet brenda secili subjekt. Ky është gabim i bërë me qëllim, që të hiqet syri nga debati që duhet të jetë ndërmjet PS dhe PD.", tha ai.
Lini një Përgjigje