
Kandidatët për bashkinë e Rrogozhinës do të kenë vetëm 2 javë kohë që t’i bindin bashkëqytetarët e tyre për t’i besuar votën për 4 vitet e ardhshme.
Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla dhe ai i Koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha do të përballen për të dytën herë. Kandidatët pritet të bëjnë 12 ditë fushatë elektorale, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me datën 23 korrik.
Të hënën e 10 korrikut, nis fushata për zgjedhjet e 23 korrikut. Më 14 maj, Edison Memolla i socialistëve fitoi me 21 vota diferencë, dhe fitoren ia dhanë pikërisht votat e burgut, por Kolegji Zgjedhor gjeti shkelje, ndaj vendosi që ato të ripërsëriten.
Deri në fund të zgjedhjeve, dy kandidatët po shkonin kokë më kokë në rezultat, por 80 votat e të burgosurve e rikthyen rezultatin në favor të Memollës.
Rezultatet e zgjedhjeve janë kontestuar edhe në disa bashki të tjera, por kolegji zgjedhor ka vendosur që të lërë në fuqi rezultatin e 14 majit në bashkitë e tjera.
Ndërkohë për arsye të ndryshme nga ato të Rrogozhinës, përsëritje të zgjedhjeve do të ketë edhe në Kukës, ku pritet dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Begaj dhe shpallja e kandidatëve që do të garojnë, duke qenë se kryebashkiaku që u zgjodh në 14 maj, Safet Gjici tashmë është pas hekurave.
Lini një Përgjigje