TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 22:24

Rrudhja e numrit të deputetëve, pazari i radhës Rama-Berisha?

Shkruar nga Pamfleti

Rrudhja e numrit të deputetëve, pazari i radhës Rama-Berisha?

Pakësimi i deputetëve është një nga pikat me të cilat kreu i opozitës, Sali Berisha, bie dakord me rivalin e tij.

Sali Berisha ka lënë të hapur një dritare bashkëpunimi me Edi Ramën për të rrudhur numrin e deputetëve.

Kryeministri në Asamblenë e PS deklaroi se Kuvendi duhet të ketë 101 deputetë. Por që të bëhet kjo duhet ndryshim kushtetues. Pra nevojitet bashkëpunim mes PD dhe PS.

Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në “Opinion” ku u pyet për këtë gjë. Edhe pse u shpreh se kjo nuk është me shumë rëndësi për PD nuk e përjashtoi mundësinë e uljes në negociata. Megjithatë ai tha se ka një propozim që të ketë një ndarje të Kuvendit në dy dhoma, pra pak a shumë si modeli italian. Sipas tij, kjo do të sillte automatikisht dhe rrudhje të numrit të deputetëve.

Ekzistenca e dy dhomave është një do të ishte një zhvillim pozitiv dhe nënkuptonte pa diskutim një reduktim të numrit të deputetëve. Këtë me 100 e ka marrë me Lul Bashën ky. Nuk është një përparësi për ne kjo. Ka shumë gjëra përpara që duhet të marrin përgjigje. Vendosja e dy dhomave me një numër të arsyeshëm jo të fryrë se shpenzime për qytetarët janë. Ky flet të heq kaq e aq deputet dhe në pamje të parë qëndron. Por Rama ka 40 këshilltarë. Kjo listë pagesë e këshillit të ministrave tregon se ka patur 4 sekretare një drejtores kabineti dhe 39 këshilltarë, ndihmësa dhe analistë dhe një numër të pa deklaruar këshilltarësh të jashtëm dhe këta paguhen sa fëngu pulën. Pra, ky ka konceptin të ndihmësit dhe ky ka më shumë ndihmesa se Këshilltarët. Krijimi me dy dhoma ka qenë një projekti yni dhe i ndjeri Sabri Godo e ka shtruar gjithmonë”, tha Berisha.

Sa i takon reformës territorial Berisha tha: “Nuk them se marrim apo nuk marrim pjesë por kemi zero besim te Rama për reformat”. Pra edhe aty e la të hapur mundësinë e negociatave. /Pamfleti

 

1 Komente

  1. S
    Sonila

    Mut mut po merre me leng Soji i ketyre letyrave she Toni Bler qe na udheheqin

    Lini një Përgjigje