
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në Bashkinë e Tiranës.
Berisha tha se PD nuk do i bojkotojë zgjedhjet dhe pse theksoi për sa kohë Edi Rama është kryeministër nuk ka zgjedhje të lira.
“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk i bojkotojmë. Ne do të hyjmë në zgjedhje”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.
Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë Mundësia që opozita të ketë një kandidat të përbashkët.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”, tha Berisha.
I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.
Lini një Përgjigje