TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 21:51

Berishës nuk i del inati me Dumanin: Loboi fort për të zgjatur mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i del inati me Dumanin: Loboi fort për të zgjatur

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucionit të lartë të akuzës në vend.

Deklarata u bë në emisionin Opinion në Tv Klan.

Sali Berisha: Altin Troplini, ky pengmarrës pa ligj dhe moral. Pse i fali ai këta?

Blendi Fevziu: Kë fali?

Sali Berisha: Edi Ramën, Olsi Ramën, Lubi Ballukun. I fali se donte mandat të dytë.

Blendi Fevziu: Nuk ka mandat të dytë, është hapur gara.

Sali Berisha: Kush e deklaroi? E deklaroi përfaqësuesja e SHBA-ve. Gjatë dy viteve jam detyruar ta denoncoj të paktën 10 herë për përpjekjen e tij puçiste për të ndryshuar mandatin e tij. Kapte Ulsi Manjën… Po po, i thoshte Ulsiu, më duhet një çantë Louis Vuitton.

Blendi Fevziu: Çfarë e donte çantën ai? Nuk është grua

Sali Berisha: E di se dhurohen ato… Louis Vuitton i thotë Ulsi Manja….

Lini një Përgjigje