TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 09:32

Rusia organizon takim në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria, SHBA dhe Britania braktisin seancën: Provokim cinik!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia organizon takim në OKB për të drejtat e fëmijëve,

Shtetet e Bashkuara, Britania, Shqipëria dhe Malta kanë braktisur seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB, teksa e dërguara e Rusisë po fliste për të drejtat e fëmijëve.

Duke përdorur presidencën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rusia organizoi një mbledhje jozyrtare për të folur mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë së bashku me ata të vendeve të tjera, u larguan nga salla e gjyqit, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, foli përmes një lidhje ‘skype’ duke mohuar akuzat e bëra ndaj Rusisë për krime lufte.

Për këtë situatë, ambasada shqiptare në OKB, ka bërë me dije se ishte vepruar në këtë mënyrë pasi kjo mbledhje e organizuar nga Rusia është një provokim në kushtet kur Gjykata Ndërkombëtare Penale ka ngritur akuza penale ndaj rusëve për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u vendos braktisja e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t'iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”, thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.

 

rusi okb shqiperi shba provokim cinik

Lini një Përgjigje