
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zgjedhjet parlamentare 2025. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se ka një ligj të brendshëm, ku nuk parashikon numra dhe përqindje.
Ai shton se nuk e cilëson veten si profet që të bëjë parashikime. Berisha u shpreh i bindur se më 11 Maj, fitoren e ka të sigurt.
“Unë kam një ligj të brendshëm, nuk parashikoj numra dhe përqindje, unë veten profet nuk e konsideroj, s’mund të gjesh që të kem thënë se do fitoj kaq për qind, ajo që ndjej unë të sigurt është fitorja. Unë nuk di ndonjë qark që unë nuk jam në avantazh, kudo që kam shkuar kam ndjerë një klimë shumë të favorshme, kur nisa takimet në diasporë dhe u prita me entuziazëm mendova këta e kanë se janë larguar nga Shqipëria dhe e kanë të brendshëm këtë mallin, fushatat që ti bën kur je në qeveri dhe kur je në opozitë, se di të ketë si kjo, shumë mikpritëse dhe një fushatë në të cilën programi është pëlqyer më shumë se kurrë. Në 2005 unë dola me taksën e ulët dhe të sheshtë biznesmenët thonin jo s’ka rëndësi”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje