Politike27 Prill 2023, 21:29

“Sako është Gjushi me fustan”, Berisha: Rama del vetë nëpër takime për të fshehur kandidatët e dështuar

Shkruar nga Pamfleti

“Sako është Gjushi me fustan”, Berisha: Rama del vetë

Ish kryeministri, Sali Berisha duke komentuar fushatën elektorale të 14 majit, nuk ka lënë pa sulmuar kreun e qeverisë, Edi Rama dhe kandidatët e tij për krye bashkiakë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha akuzoi kryebashkiakun e Kamzës dhe atë të Durrësit së të përfshirë në afera korruptive.

Ndërsa i pyetur nga moderatori Ylli Rakipi pse këto zgjedhje nuk ngjajnë me ato administrative, por duken si politike, Berisha fajësoi kreun e PS-së, Edi Rama, të cilin e fajësoi se ka vendosur figurën e tij, mbi ato të kandidatëve për kryetarë bashkish dhe ka eleminuar debatin mes kandidatëve.

Edi Rama ka marrë përsipër të vendosë figurën e tij në çdo aspekt, edhe atë lokal, edhe atë qendor, çka nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kurrë ndonjëherë një lider kryesor në zgjedhjet lokale nuk ka zënë billboarde-t e kandidatëve lokalë, kurse ky i ka trajtuar ata si njerëz që nuk i nxjerr, diku u thotë shalqinj më e mira, tjetrit i thotë gomar. Ka asgjësuar në krahun e tij karakterin lokal të fushatës.

Ka asgjësuar debatin. E kam ftuar dhe e ftoj, jo se kam dëshirë të takohem me të, por se e konceptoj se ka një detyrim përpara qytetarëve që politikani të konfrontojë mendimet dhe qëndrimet me kundërshtarin. Ai vetë nuk vjen, kandidatët nuk i lejon dhe kandidatët tanë i kanë ftuar dhe i ftojnë kudo, saqë më vjen t’u them, dilni në mes të qytetit, vini një karrike këtu e këtu dhe të vijë kush të dojë t’u dëgjojë të flisni, sepse kjo është bërë shumë absurde.

Qytetari duhet ta dëgjojë kandidatin për pushtetin vendor, por ata janë të zhytur deri në vesh, ndaj dhe ai i thotë Kipes si e doni gomarin, me veshë apo me kurriz dhe me kaq mbyllet Kipja i Kamzës, kurse asaj tjetrës i thotë shalqi, që është një mafioze 24 karatëshe. Me të tregu dosjet e saj, ti mbetesh pa mend. Sako është Gjushi me fustan. Në hapje të fushatës 15 kandidatët tanë morën fjalën. Kurse Rama ka marrë gjithë billboarde-t, del dhe flet vetë”, tha Berisha.

berisha rama zgjedhjet fushata