Politike15 Maj 2023, 07:43

Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, PS drejt fitores edhe në Shijak e Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, PS drejt fitores edhe

Në bashkinë e Durrësit janë numëruar 89 kuti votimi nga 342 që janë gjithsej. Ndërsa deri më tani kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i “Bashkë Fitojmë”.

Diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota.

Ndërkohë në Bashkinë e Shijakut janë numëruar pothuajse gjysma e kutive dhe deri më tani kryesues është kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave, përkundrejt 29.65 % të rivalit të tij nga “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha.

Kruja është një tjetër Bashki e këtij qarku ku sërish kryesues është Kandidati i Partisë Socialiste Artur Bushi me 63.02 % të votave kundrejt, 36.96% të votave të marra deri më tani nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Agron Loka.

Deri më tani janë numëruar 21 kuti nga 92 që janë gjithsej.

ps kruje shijak durres