Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kryesministrit Edi Rama për një ballafaqim në studio televizive.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se kur Rama të jetë përballë tij atëhere ai do t’i nxjerrë prova të cilat e inkriminojnë kryeministrin Rama në aferën e Ms Gonigal si dhe në çështje të tjera.
“Të lutem bëj publik me emër dhe mbiemër. Nuk vjen këtu ti tregoj unë atij sa më e mori nga Milloshevic dhe e solli fushatë në Tiranë, Nuk vjen dot ai këtu se do i tregoj ca gjëra për Mc Gonigal dhe e pret së shpejti e të akuzuarit bashkë me Mc Gonigal. Ai nuk pranon ,a i pranon të truktojë me tallava duke menduar që kështu mund të heqë vëmendjen e qytetarëve nga këto afera. Do e mbushim shqipërinë me Wanted. Asnjë nuk vjen në ballafaqim. Si po nuk vjen në ballafaqim ti?“, tha Berisha.

Lini një Përgjigje