TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 21:31

Salianji kritika ndaj deputetëve të PD: Nuk duhet të binin në kurthin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Salianji kritika ndaj deputetëve të PD: Nuk duhet të binin
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë të ripërtërihet dhe  Sali Berisha duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për ta realizuar si proces.

Salianji tha  se aksionet e fundit opozitare po provojnë se kampi i tij ende vazhdon të luftojë politikisht në kushte jo të mira.

Ai shtoi se kolegët e tij po bien vazhdimisht në kurthet e kryeministrit Edi Rama, siç ndodhi, sipas tij, edhe në seancën plenare të javës së kaluar për votëbesimin e qeverisë.

Qeveria apo Edi Rama, që e drejton qeverinë, kishte arsyet e veta për të mos e lejuar debatin, për shkak se mbas tri mandateve qeverisje katastrofike, Edi Rama nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. E gjithë narrativa e tij e tanishme është shpikja e elementeve që nuk sjellin asnjë gjë pozitive për qytetarët, si ‘Diella’, për shembull. Mendoj, pa diskutim, që edhe kolegët e mi dhe opozita duhet ta menaxhonin më mirë. Duhet bërë gjithçka na takon neve si opozitë, dhe grupit parlamentar, që të menaxhojmë çdo kurth. Pra, nuk mund të biem në çdo kurth që ngre Rama. Sepse është e qartë që ne, qytetarëve shqiptarë sot nuk ka nevojë t’ua përsërisim në mënyrë të përditshme që Edi Rama bën këtë, bën atë. Ne jemi në një regjim dhe në kushtet e një regjimi duhet të përpiqesh të luftosh dhe të marrësh hapësirat si në një regjim.

Në çdo moment, në çdo rrethanë, Sali Berisha ka për të qenë një prej simboleve që e mban atë parti të bashkuar. Kështu që në këtë kuptim diskutimi nuk është çfarë do të bëhet me Sali Berishën, çfarë do të bëhet me Partinë Demokratike, duke përfshirë dhe duke qenë përbashkues ndaj të gjitha kontributeve, gjithë sakrificave dhe gjithë elementeve të tjera. Unë besoj që Sali Berisha do të dijë që të bëjë lëvizjet e duhura për ta zmadhuar dhe rifuziquar Partinë Demokratike, duke e ripërtërirë. Unë jam i bindur që pa Sali Berishën është një zgjidhje e dëmshme për Partinë Demokratike, prandaj i takon Sali Berishës, si simbol, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike për të bërë përpjekjet dhe hapjet për ripërtëritje, që unë mendoj se duhen bërë me hapa të shpejtë pa pasur asnjë vonesë,” u shpreh Salianji në RTSH. 

1 Komente

  1. A
    Artur Bejleraj

    Ta bashkoje gjithe spektrin e djathte dhe te hapi krahun. Na meruat, s'paskeni shpirt. Lindem dhe po vdesim ne komunizem. Opozitar te pasur vetem tek ne ka. Levizni shpejt dhe mos na cani trapin.

    Lini një Përgjigje